Arti i humbur i nxehjes së arit

(Shekulli, 8 korrik 2012)

Nëntitulli, si shpeshherë, më kapi në befasi: sasia e arit në mbeturinat elektronike është rreth 50 herë më e madhe se ajo që mund të përfitohet nga nxehja e arit.

Medemek, mjafton që ta nxeh pak dhëmbin e florinjtë që kam, dhe ari nis të më rrjedhë nga goja, apo jo?

Në fakt jo. E shpjegon edhe shkrimi vetë: “një tonë e nxehjes së arit përmban vetëm 5 gramë.”

Natyrisht, është fjala për xehe, një fjalë e bukur shqipe, për “mineral” (anglisht ore). Kush e ka përpunuar lajmin, nuk e ka njohur fjalën xehe, dhe e ka zëvendësuar me nxehje.

Në trup të shkrimit jepen edhe shpjegime të tjera enigmatike:

“Vlerësohet se mbetjet elektronike përmbajnë 40-60 përqind sasi më të madhe të arit, sesa gjatë nxehjes dhe përpunimit të tij. Përkatësisht një ton pllaka përmban rreth 200 gramë ari.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s