Ftesë të vdekurit

Zakonisht në Gastare nuk lajmërojmë gabime që nuk janë në titull ose në nëntitull, sepse përndryshe nuk do t’ia dilnim dot.

Po bëjmë një përjashtim me shkrimin e mëposhtëm, të cilin e sinjalizon kolegu Nolian Seitaj dhe ku tema e dhimbshme trajtohet me një shkujdesje të paparë, si të ishte fjala për sqetullat e Pixie-t.

Shkrimi flet për një ceremoni përkujtimore të ekzekutimit të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka; në të cilën qenka ftuar “babai i poetit” (nuk kuptohet se i kujt), me emrin Bradho Blloshmi;  Seitaj vë në dukje se do të jetë fjala për babanë e Genc Lekës, Bardho Leka, i cili “ka njëzet e kusur vjet që ka ndërruar jetë.” Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Genc Lekës ia shkruajnë emrin Gnec.

Shkrimin e shoqëron edhe një montazh grafik primitiv, me dy fotot e viktimave dhe një shigjetë që e tregon vendin e ekzekutimit sikur të ishte vendi i përplasjes së një meteoriti.

(Shqiptarja, 18 korrik 2012)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s