Pesë me hiç

Sot qarkulloi një lajm i papjekur mirë në furrë, sipas të cilit Podrimja e paskësh paralajmëruar vdekjen e vet me një poemë të shkruar tani së voni.

Pas gjase, lajmi e pati burimin te Shqiptarja, te një faqe që tani e kanë hequr (shpresoj nga turpi), por që unë arrita ta rinxjerr falë Google cache. Përkundrazi, adresa e asaj faqeje tani të çon te një shkrim ku përcillen disa fjalë protokollare të Berishës.

Në fakt, poezia në fjalë është e vitit 1981, jo “e shkruar pak kohë para nisjes në Francë” – dhe nuk ka arsye të supozohet që Podrimja ka pasur ndërmend të vdesë a të vetëvritet, as në Paris (për të cilin qytet flet poezia) as në Jug të Francës, ku ndërroi jetë përnjëmend.

Sinjalizoi: Arben

 

Faqe të tjera mediash, online, ende vijojnë ta përcjellin marrëzinë – derisa të paraqiten në punë redaktorët nesër.

(Express, 21 korrik 2012)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s