Edhe pronarë, edhe të pastrehë

Ka diçka që nuk shkon fare me shprehjen “3 mijë familje do të lirojnë shtëpitë e pronarëve”; dhe që ndoshta lidhet me togfjalëshin “shtëpitë e pronarëve”, i cili nuk ka kuptim; ose më mirë mund të ketë vetëm kuptimin “shtëpitë ku jetojnë pronarët”, që është në vetvete absurd. Përndryshe, nuk ka shtëpi pa pronar; ose, për ta thënë ndryshe, çdo shtëpi ka pronarin e vet; prandaj “shtëpia e pronarit” ka kuptim vetëm në qoftë se është fjala për shtëpinë ku jeton një pronar (i diçkaje). Titulli mund të interpretohet edhe sikur është fjala për shtëpitë e pronarëve të familjeve – një tjetër absurditet. E gjithë kjo mund të shmangej me një dhanore: “3 mijë familje do t’u lirojnë shtëpitë pronarëve.”

(Shekulli)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s