Një famulli zyrtarësh

E përjavshmja ruse “Ekho planety” interviston nipin e Ahmet Zogut (të njohur edhe me pseudonimin “Princ Leka”); intervistë cilën e përcjell edhe Shekullitë përgatitur e ndoshta të përkthyer nga Luis Tanushi.

Më tërhoqi vëmendjen pyetja e mëposhtme, pse krejt pa kuptim:

Çfarë të jetë kjo “familje e famullisë”? Po ky “detashment zyrtarësh rusë” që paska ndihmuar revolucionin e gjyshit?

Nga kureshtja, shkova dhe e gjeta pyetjen në origjinalin rusisht, ku tingëllon kështu:

Me sa marr vesh unë nga kjo gjuhë e sertë, pyetja bën fjalë për “ardhje të familjes suaj në pushtet në Shqipëri” – dhe jo për famulli! Përgjigjen për këtë famulli të papritur ta jep Google Translate: provoni ta futni paragrafin rusisht aty dhe ta përktheni në shqip… “Në familjen e famullisë në pushtet.” Traduttore traditore!

Paragrafi flet edhe për një detashment surreal zyrtarësh rusë (i përfytyroni dot, të armatosur me vula, letër thithëse bojë rozë dhe mellan?); në fakt, është fjala për detashment oficerësh rusë (русских офицеров) – por edhe këtu na ka gabuar Google-i. Turp për Google-in, që i ka bërë gjërat lëmsh: Princ Limoni meriton një trajtim krejt tjetër.