Ky blog

Përpiqet, me mënyrën e vet, për t’u provuar mediave shqip se ka edhe njerëz që i lexojnë.

14 thoughts on “Ky blog

  1. http://www.respublica.al/artikuj/2014/05/30/serbia-cakton-ambasador-shqiptar-ne-bratislave-falenderon-sllovakine-per

    Serbia cakton ambasador shqiptar në Bratislavë, falënderon Sllovakinë për mosnjohjen e Serbisë
    Article | 30 May, 2014 – 19:55

    Shqiptari nga Mitrovica, Sani Dermaku është emëruar ambasador i Serbisë në Sllovaki. Dermaku i lindur në Mitrovicë, ka një karrierë të pasur në Ministrinë e Jashtme serbe duke shërbyer në nivele të larta të saj.

    Sllovakia është një nga pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Dermaku si përfaqësues i Serbisë në këtë shtet, do të lobojë në politikën sllovake që ky qëndrim mos të ndryshojë.

    Në prezantimin e Letrave Kredenciale tek presidenti sllovak, Dermaku ka falënderuar Sllovakinë për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë në rrugën e anëtarësimit për në BE, si dhe pozicionimin në mosnjohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e ambasadës serbe.

Leave a comment